Tovërlani: Do ta prezantojmë futbollin e Kosovës denjësisht

Fatmir Bytyci (Prishtinë) - FC "Prishtina' kampione e Kosovës në Futboll, sot (të premten), ka aterruar për në Gjermani. Kryeqytetasit të dielën duke filluar në orën 16:00, në tokën gjermane do të zhvillojnë ndeshjen e katërt miqësor ndërkombëtare në futboll përballë skuadrës se Bundesligës 2, VfL Osnabrucku. Ekspedita prishtinase pas disa ditë stërvitje, e kompletuar ka fluturuar për në Gjermani. Drejtuesit e Prishtinës në prag të udhëtimit për në Gjermani janë shprehur optimistë se do ta prezantojnë futbollin e Kosovës në mënyrë më të mirë.
"Në Gjermani do të mundohemi ta prezantojmë sa më mirë jo vetëm skuadrën e Prishtinës, por edhe futbollin e Kosovës në përgjithësi", ka thënë kryetari i skuadrës kampione, Prishtinës, z. Remzi Ejupi.
![]()
Ekipi i Prishtines Ndërkohë optimist për një paraqitje të mirë është shprehur edhe kryetrajneri i skuadrës Afrim Tovërlani. Numri një i bankinës "bardhëklatër" ka thënë se "kjo ndeshje është aranzhuar me shpejtësi dhe ka qenë një kohë e shkurtër për t'u përgatitur". "Me nismën e kryetarit kemi pranuar ta zhvillojmë këtë ndeshje edhe pse nuk e kemi arritur formën më të mirë të dëshiruar, sidomos nga pikëpamja fizike dhe kemi pasur vetëm një ndeshje miqësore, por ne do të mundohemi që në mënyrë sa më të mirë ta prezantojmë futbollin e Kosovës në ballafaqim me VfL Osnabruckun, e cila është një skuadër mjaft e mirë, dhe sipas njohurive të mia, kjo skuadër e ka përfunduar kampionatin e kaluar në pozitën e 12", ka thënë Tovërlani.