Plaku dëshiron Flamurtarin, Tirana sot pritet vendimi
Sebino Plaku e ka shprehur hapur dëshirën për të kaluar në radhët e Flamurtarit, gjë që nënkupton rrjedhimisht divorcin nga Tirana, me të cilën ka luajtur në sezonin e fundit. Për të realizuar këtë qëllim, ai ka duhet të marrë edhe “OK” e klubit bardheblu, i cili zotëron dokumentacionin e futbollistit. Plaku ka kërkuar që të shitet, por nga çasti në çast drejtuesit e Tiranës pritet të vendosin rreth së ardhmes së sulmuesit. Futbollisti nuk është paguar prej tre muajsh dhe ka vendosur të mos presë më. Plaku i ka dhënë ultimatum drejtuesve të skuadrës dhe i ka thënë, që nuk ka ndërmend të presë më shumë se 24 orë për të mësuar, se çfarë kanë ndërmend të bëjnë me të. Flamurtari i ka bërë një ofertë konkrete Sebino Plakut dhe është në pritje se çfarë do të vendosë ai për të ardhmen tek Tirana. Gjithsesi gjasat janë për transferimin thuajse të sigurt të tij te vlonjatët.
#