E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rinas I", në pranga dy doganierë dhe tre tregtarë

Policia e Tiranës arrestoi dy doganierë të Rinasit dhe 3 tregtarë. Ata akuzohen për kontrabandë të mallrave konfeksione. Në gjendje të lirë po hetohen edhe dy doganierë të tjerë të kësaj pike.

"Në kuadër të realizimit me sukses të operacionit të koduar ”Rinas I ”, u bë i mundur sekuestrimi i një sërë mallrash, konfeksione, kontrabandë si dhe arrestimin në flagrancë të 5 shtetasve. Kështu, në sajë të posedimit të informacioneve të vlefshme mbi veprimtarinë e tyre si dhe një hetimi afro 3 muaj u bë e mundur kapja e tyre në autostradën Tiranë –Durrës, në afërsi të kilomentrit të gjashtë, ku u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë të shtetasve: Shkelzen Xhemal Hasani, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shofer, Renato Xhemil Sinoimeri, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë tregtar, Astrit Dalip Sela, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë tregtar, Basri Nuhi Tocilla, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier, Gjin Zef Dedndreaj, 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier. Po ashtu filloi proçedimi penal në gjendje te lirë edhe për shtetasit me iniciale: P. P, 45 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë doganiere, dhe S.G, 51 vjeç, banues në Tiranë, me punë pergjegjes turni ne degen e Doganës Rinas. Arrestimi i shtetasve të lartëpërmendur u bë sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë lejuar të kalojnë në pikën Doganore të Rinasit një sasi malli i cili pasi u kontrollua rezultoi se nuk kishte dokumenta shoqërimi", beri të ditur Alma Katragjini, zëdhënëse e Policise së Tiranës.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›