E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ficos i ofrohet rasti për formimin e qeverisë

Nga kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është kërkuar që të formojë qeverinë, përkundër faktit se koalicioni opozitar ka fituar më së shumti ulëse në parlament, pas zgjedhjeve që u zhvillua të shtunën.

Partia e majtë Smer, e kryesuar nga Fico, doli nga zgjedhjet si partia më e fuqishme, pasi që ka fituar 34.8 për qind të votave.

Megjithatë, grupi prej katër partive të qendrës së djathtë ka siguruar shumicën prej 79, nga gjithsej 150 ulëset në parlamentin e ri.

Por presidenti i Sllovakisë, Ivan Gasparovic, theksoi se do t’i ofrojë së pari Ficos mundësinë për të formuar qeverinë.

Ai tha se dëshiron të respektojë traditën, që udhëheqësit të partisë fituese t’i ofrohet të parit mundësia për të formuar qeverinë e re.

Smer në parlamentin e ri do të ketë 62 ulëse. Partneri i saj më i vogël në parlament, Partia ultranacionaliste Kombëtare Sllovake, në zgjedhje fitoi nëntë ulëse. Në këtë mënyrë, Fico në parlament do të ketë gjithsej 71 ulëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›