Obama viziton sërish Gjirin e Meksikës
Presidenti amerikan, Barack Obama, po viziton sot për herë të katërt rajonin e Gjirit të Meksikës, për t’i parë nga afër përpjekjet për ndalimin e derdhjes së naftës, e cila ka ndotur katër shtetet jugore të Amerikës, duke helmuar botën shtazore dhe dëmtuar industritë lokale.
Obama do të vizitojë Alabamën, Misisipin dhe Floridën, ku do të qëndrojë gjatë natës, ndërsa nesër ai do të kthehet në Washington, ku nga Zyra Ovale me një fjalim televiziv do t’i drejtohet kombit lidhur me sfidat e katastrofës më të madhe të mjedisit në historinë amerikane.
Vizita e presidentit në Misisipi, Alabama dhe Florida ishte e para në këto shtete. Tri vizitat e mëparshme të tij u përqendruan në shtetin e Luizianës, të goditur rende nga rrjedha e naftës.
Të mërkurën, Obama do të takohet me zyrtarët e lartë të kompanisë BP dhe do tu kërkojë atyre të krijojnë një numër llogarie speciale, për të paguar pretendimet për kompensim nga individët dhe kompanitë e prekura nga kriza.
Obama është kritikuar për trajtimin e krizës që filloi me 20 prill, kur një platformë shpimi nafte shpërtheu duke vrarë 11 njerëz.