Izraeli me hetime për incidentin në Gazë
Izraeli do të lejojë formimin e një komisioni hetimor të brendshëm, për zbardhjen e ndërhyrjes ushtarake të përgjakshme kundër flotës me anije me ndihma humanitare për në Rripin e Gazës.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bëri të ditur gjatë një takimi me ministrat e partisë Likud me orientim të djathtë, që ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Jerusalem, Jaakov Tirkel, do të marrë përsipër kryesimin e këtij komisioni.
Ai ka informuar Presidentin e SHBA-së, Barack Obaman për hollësitë, tha Netanyahu.
Ligjërisht, vëzhguesit e specializuar ndërkombëtarë do të shoqërojnë punën e komisionit të Izraelit.
Në operacionin ushtarak ndaj anijes turke "Mavi Marmara", ushtarët izraelitë para gati dy javësh kishin vrarë nëntë aktivistë pro-palestinezë dhe më shumë se 40 të tjerë i kishin plagosur.
Sipas ushtrisë izraelite, ushtarët kishin vepruar në vetëmbrojtje.