Henrik Larson trajneri i ri i Landskrona
Ish-lojtari i Manchester United dhe Barcelonës, Henrik Larson, do të jetë trajneri i ri i klubit Landskrona, që luan në ligën e dytë suedeze.
Larson ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me Landskrona, ekipi i cili përfundoi në vendin e tetë të ligës së dytë suedezi.
Larson ishte fitues i Këpucës së Artë në Evropë në sezonin 2000-2001 kur shënoi plot 35 gola për Celticun në kampionatin skocez. Suedezi mbajti edhe fanellën e Barcelonës, ndërsa pati edhe një aventurë të shkurtër me Manchester United.