E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fidel Castro feston ditelindjen

Gjithnjë e më larg skenës publike ka mbushur 86 vjeç, Fidel Castro, ish presidenti kuban i detyruar t’i lërë pushtetin vëllait më të vogël Raul, në vitin 2006, kur iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale. Zyrtarisht ën Kubë nuk janë parashikuar festime të asnjë lloji për ish liderin absolute. Daljet e tij në publik dymbëdhjetë muaj e fundit kanë qenë të pakta deh sporadike. Ndërkohë që prej dy muajsh nuk ka bërë asnjë seri të reflektimeve të tij, artikujt e përjavshëm që nisi të shkruante për shtypin e regjimit gjatë rimëkëmbjes nga operacioni. Shkrimi i fundit i tij është botuar në 19 qershor. Është domethënëse që gjatë ditës organizatat rinore të partisë komuniste kubane kanë në program festime në homazh të lindjes, jo të Fidel Kastros por të Rëne Gonzales, një nga katër agjentët e shërbimeve sekrete të Havanës I cili ndodhet në burg në Shtetet e bashkuara të Amerikës për spiunazh. Agjentët konsiderohen në Kubë si heronj të vërtetë të luftës kundër terrorizmit dhe simbol të revolucionit. Fidel Kastro ka bërë shfaqjen e tij tw fundit dhe shumë të sforcuar në publik në datën 28 mars me rastin e takimit me Papa Benediktin e 16, gjatë vizitës së tij në ishullin Karaibik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›