Termeti ne Iran viktima dhe te pastrehe

Vazhdon ende të dridhet toka në Iran, duke u përqendruan në veri perëndim të vendit, ndërkohë që vazhdon punë për të ndihmuar të mbijetuarit që janë goditur nga tërmeti i një dite më parë. Dy lëkundjet e dhunshme, me një magnitudë më shumë se 6 gradë në shkallën rihter, kanë provokuar të paktën 306 të vdekur dhe 5 mijë të plagosur. Por numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Shumë nga të mbijetuarit janë në gjendje të rëndë shëndetësorë. Gjysmë hëna e kuqe bën të ditur se më shumë se një mijë fshatra janë goditur nga tërmeti në provincën e Tabriz ku tërmeti ka pasur epiqendrën e tij. Rreth një qind qendra të banuara janë absolutisht në gërmadha, Teheran ka dërguar në zonat e prekura nga tërmeti më shumë se katër mijë tenda, mbulesa dhe ndihma ushqimore. Gjithsesi ka me mijëra banorë që janë ende në rrugë dhe ata që janë në tenda janë të terrorizuar. Deri tani është llogaritur se më shumë se 16 mijë persona kanë pësuar dëme materiale. Ajo që ka ndërlikuar punën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe të organizatave humanitare është vështirësia për të shkuar në disa fshatra të vegjël që ndodhen në zona të izoluara.