E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fidel Kastro: Obama dërdëlliti në OKB

Ish-lideri i Kubës, Fidel Kastro në një shfaqje për mediat pas dia muajsh munges, deklaroi se fjalimi i fundit në OKB i presidentit amerikan Barak Obama ishte një dërdëllitje dhe një përpjekje për të justifikuar të pajustifikueshmen.

Kastro në këtë deklaratë për mediat dënoi gjithashtu sulmet ajrore të SHBA dhe NATO-s ndaj Libisë, duke i cilësuar si krime mizore. Lideri amerikan u përpoq të shpjegonte të pashpjegueshmen dhe të justifikonte të pajustifikueshmen, theksoi Kastro.

Kush i kupton këto dërdëllitje të presidentit të Shteteve të Bashkuara para Asamblesë së Përgjithshme?, tha lideri kubanez. Sipas tij, gjatë fjalimit të tij, Obama shtrembëroi situatën në vende të ndryshme të botës, si në Siri, Iran, Afganistan dhe Libi.

A ka ndonjë komb që ka shpëtuar nga kërcënimet gjakësore të këtij mbrojtësi të famshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare?, tha Kastro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›