E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: ' Të shkojmë në Samit si partnerë të SHBA dhe jo të trafikantëve.'

 

Partia Socialiste ka reaguar sërisht sot për artikullin që botoi dje New York Times. Nënkryetari i grupit parlamentar Erjon Braçe doli në një konferencë për shtyp duke kërkuar në emër të PS-së që të tregohet shteti ligjor, pasi me faktet që boton NYT janë mashtruar partnerë strategjikë për të ardhmen e Shqipërisë. " Jemi rreshtuar në një listë me tregtarë e tregti të pista. Është koha të tregohet shteti ligjor i cili në këtë rast është një element themelor", tha ai duke akuzuar edhe mënyrën e menaxhimit të ngjarjes. Berisha, vuri në dukje Braçe, u mbrojt me letrat e partnerit adoleshent në vend që të ndalte mbrojtjen ndaj trafikut." Sipas tij është e qartë tashmë se janë paguar para për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ligjin e armëve. Të zbardhet kush i mori paratë. Deri në samit të tregojmë se jemi partnerë të SHBA-së dhe jo partnerë të trafikut të armëve,"- pohoi ai për mediat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›