Fier- Protestojnë ushtarakët: qeveria të nxjerrë statusin
" Qeveria të nxjerrë statusin e ushtarakëve". Me këtë kërkesë ushtarakët e Fierit kanë zhvilluar një tubim paqësor sot në qëndër tëqytetit. Vonesat dhe burokracitë lidhur me këtë problem i kanë çuar ushtarakët fierakë në zhvillimin e kësaj proteste. Në pankartat e tyre shënoheshin thirrje drejtuar qeverisë për zbatimin e vendimit të gjykatës kushtetuese lidhur me problemet e ushtarakëve. Ata kanë pohuar mëndimin e ushtarakëve në përgjithësi se Shqipëria është i vetmi vend që nuk rrespekton të drejtat e tyre.