E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni: Ekonomia në prag stanjacioni, ka dështuar lufta ndaj korrupsionit.

 

"Ekonomia shqiptare është në prag stanjacioni. " Në këtë përfundim ka arritur fondacioni "Qemal Stafa" pas një tryeze diskutimi me temë " Zhvillimi dhe mirëmenaxhimi i Ekonomisë Shqiptare". Drejtori Ekzekutiv i fondacionit tha se inflacioni i ka tejkaluar të gjitha limitet ligjore. Lufta kundër korrupsionit ka dështuar, si dhe reforma e administratës është gjithashtu e dështuar, gjë që edhe instutucionet ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë e kanë theksuar më shumë se njëherë si fakt që po rëndon në zhvillimin e vendit. Të tjerë anëtarë të kësaj tryeze e cilësuan ekonominë shqiptare të brishtë dhe shumë larg standarteve që garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›