KRRTRSH: Bëhen të ligjshme 32 zona informale
Këshilli i Rregullimit të Territorit në Republikën e Shqipërisë ka bërë të mundur sot legalizmin e 120 mijë pasurive duke e çuar në 127 numrin e zonave informale të miratuara. Kështu KRRTRSH ka miratuar sot 32 zonat e fundit informale me sipërfaqe 5 hektarë duke e çuar në mbi 100 mijë numrin e banesave që legalizohen. Vlera reale e 120 mijë pasurive shkon në 6 miliard euro. Sipas kryeministrit Berisha ky kapital duhet të hyjë i gjithi në tregun e banesave duke zbutur dhe kërkesat në këtë sektor. Sipas kryeministrit shqetësues është çmimi i tokave në shumë zona të vendit, për vetë faktin se ka abuzime nga ana e pronarëve të tyre. Në këtë kuadër, tha kryeministri të ardhurat nga procezi i legalizimeve do të përdoren e ish- pronarëve.