E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan -Dyshoheshin për trafik armësh, arrestohen

 

Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar sot 3 persona nën akuzën e trafikimit të armëve. Arrestimi i tyre erdhi pas një operacioni të organizuar nga uniformat blu të këtij qyteti të zhvilluar në lagjen "kala". Si rezultat u sekuestruan gjithashtu 3 pistoleta të tipit Mini Blow nën zotërimin e 3 personave të dyshuar të cilat janë marrë në cilësinë e provave materiale. Në operacionin policor kanë marrë pjesë edhe efektiva policor të Tiranës. Tashmë të dyshuarit janë vënë në ndjekje penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›