Fier, 11- vjeçari plagoset nga kushëriri
Sot në orët e para të mëngjesit një 11-vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga kushëriri i tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Roskovec të Fierit. 11-vjeçari me inicialet L.A është qëlluar me armë nga kushëriri i tij. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit dhe sipas burimeve nga policia ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat nisën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.