Kosova i thotë Po propozimit të BE-së për kufijtë
Kosova pranoi propozimin e Robert Kuperit për kufijtë. Lajmin e bënë të ditur sot mediat kosovare, të cilat i janë referuar një deklarate deklarate të shefes së delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.
Ideja e BE-së për menaxhimin e përbashkët të integruar të gjithë kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje, është e pranueshme për shtetin e Kosovës, pasi një marrëveshje e tillë është në një linjë përcaktimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës, tha Tahiri.
Kryenegociatoria kosovare theksoi se një model i tillë është duke u zbatuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ndërkohë, që është në përgatitje me Malin e Zi. Në parim kemi dhënë pëlqim që ky model të zbatohet edhe me shtetin fqinj, Serbinë, u shpreh Tahiri.