Mjeku ishte i dehur, e lanë të vdiste Erjolën
11/01/2012 Flet burri dhe vjehrra e 22-vjeçares që vdiq pasi lindi fëmijën e dytë në maternitetin e Korçës
KORÇË – Familjarët e 22-vjeçares që gjeti vdekjen menjëherë pasi lindi fëmijën e saj të dytë në maternitetin e Korçës akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë ndaj shëndetit të saj. Bashkëshorti i viktimës, Fatos Dinoshi dhe familjarë të tjerë të saj, kanë thënë se mjeku që kishte marrë për trajtimin mjekësor 22- vjeçaren ka qenë në gjendje të dehur. Gjithashtu, bashkëshorti i 22-vjeçares ka thënë gjithashtu se, para lindjes, i ka dhënë bakshish infermieres, për t’i shërbyer gruas së vet. Ndërkohë, edhe fëmija i lindur është në rrezik për jetën dhe për momentin ndodhet në maternitet.
Akuzat
Vjehrra dhe bashkëshorti i Erjola Dinoshit, gruas 22-vjeçare që vdiq disa ditë më parë në maternitetin e Korçës sipas mjekëve pas një hemorragjie cerebrale akuzojnë mjekët për moskujdes dhe neglizhencë ndaj viktimës, e cila la pas 2 fëmijë jetimë, një të sapolindur dhe një djalë vetëm 3 vjeç. “Erjola qe shëndoshë e mirë, po ma vdiqën mjekët gjatë lindjes. I lanë mitrën e çarë dhe ikën, u kujtuan kur ajo vdiq. Të dalë e vërteta, të shkojnë para drejtësisë se më lanë dy fëmijët jetimë. Shkaktarët të shkojnë në burg, në mënyrë që fatin e Erjolës të mos e kenë gra të tjera", thotë 69-vjeçarja Bukurije Dinoshi, vjehrra e 22-vjeçares që ndërroi jetë mëngjesin e ditës së premte të javës që kaloi, teksa lindi fëmijën e saj të dytë. sipas vjehrrës, nusja nuk vuante nga asnjë sëmundje. “Sipas autopsisë doli që nuses i kanë çarë mitrën. Këta mjekë e kanë rast të përsëritur”. Sipas kësaj të fundit dhe bashkëshortit të viktimës, çështja duhet të ndiqet nga drejtësia dhe të gjenden shkaqet. Ata janë shprehur se do bëjnë dhe kallëzim penal ndaj bluzave të bardha që ndoqën lindjen e të resë Erjola Dinoshit.