E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, makina përplas kalimtaren, jashtë rrezikut 65-vjeçarja

Një aksident me pasojë plagosjen e një 65-vjeçareje ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.
 

Lirika Gjini, 65 vjeç është përplasur nga një automjet, ndersa mesohet se është dërguar nga drejtuesi i mjetit në spitalin rajonal të Fierit. Sipas burimeve, 65- vjeçarja pas përplasjes ka “fluturuar” disa metra në ajër e më pas ka rënë në asfalt, ku si pasojë e goditjeve i janë shkaktuar plagë të rënda. Tashme ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›