Fier, 20 shkolla pa kushtet minimale
Fier- Nxenesit e shkollave 9-vjecare dhe te mesme, ne Qarkun e Fierit vuajne nga mungesa e kushteve me minimale per te kryer procesin mesimor. Rreth 20 shkolla, eshte konstatuar se jane te papershtatshme per zhvillimin e procesit, pasi mungojne dyer dhe dritare apo kushtet higjeno-sanitare. Lajmi konfirmohet nga Seksioni i Arsimit ne Prefekturen e Fierit. Kreu i seksionit, Gilda Tangu tha se ndaj ketyre institucioneve arsimore jane vendosur gjoba dhe detyra per t'u realizuar, por deri tani nuk ka pasur asnje reagim. "Kemi kerkuar qe te bashkepunojme me Drejtorine e Shendetit Publik dhe te rakordohet puna institucionale. Ne rast se gjendja nuk do te ndryshoje, masat do te jene drastike", paralajmeroi Tangu. Nje pjese e shkollave kane mungese te theksuar te investimeve ne murature, dritare, xhama dhe dyer. Po keshtu edhe kushtet higjeno-sanitare, ku ne pothuajse te gjitha keto shkolla, tualeti eshte jashte funksionit. Pese njesite vendore ne qark, pretendojne se shkeljet e verejtura ne raportin e Drejtorise se Shendetit Publik, burojne nga mungesa e investimeve, qe eshte detyre e qeverise dhe jo e njesive vendore.
Xh.Beharaj
Xh.Beharaj