I denuar per perdhunim, kapet pas 5 vjetesh
Durres- Nje 42-vjecar i njohur edhe si biznesmen ne qytetin e Durresit, eshte arrestuar pas 5 vitesh kerkimi nga policia vendore. Megjithese fshihej ne afersi te baneses, Luan Curri eshte kapur vetem mengjesin e djeshem nga blute. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se Curri ishte i denuar me 10 vjet heqje lirie nga Gjykata e Durresit. Vendimi per kete denim eshte marre pasi ai kishte konsumuar s vepren penale te "marredhenieve seksuale me dhune me te mitur, ne grup". Denimi eshte dhene ne daten 5 janar te vitit 2004, ndersa 42-vjecari figuronte ne listen e te kerkuarve. Pas nje pune operative per te gjetur vendstrehimin, agjentet arriten qe ta ndalojne ne afersi te baneses, pasi policia kishte siguruar informacion se kohet e fundit ishte pare ne lokalin e tij, ne lagjen nr. 9 te Durresit. Gjate operacionit te uniformave blu mesohet se Curri nuk ka bere asnje rezistence dhe eshte izoluar ne paraburgimin e komisariatit per te vuajtur denimin e dhene nga gjykata. Pasi ishte shpallur ne kerkim, 42-vjecari kishte arritur te fshihej, nderkohe qe denoncimi eshte bere nga nje vajze 16-vjecare nga ky qytet, e cila deshmoi per dhunen seksuale te tre personave mbi te.
E.Arapi
E.Arapi