E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ne aksident foshnja 4-diteshe

Nje foshnje ka vdekur vetem kater dite pasi e ema e ka sjelle ne jete ne maternitetin e Peshkopise, ndersa te afermit e sillnin me urgjence drejt Tiranes me nje autoambulance. Shkak eshte bere perplasja ne autostrade prane Lacit me dy automjete te tjera, ndersa pese persona mbeten te lenduar. Shpejtesia ne rruge, con ne 8 numrin e te vdekurve ne aksidente, brenda 48 oreve te fundit. Pas te dieles, edhe dita e djeshme ka qene e mbushur me aksidente rrugore, ndersa viktime eshte bere edhe foshnja. Nje tjeter i vdekur eshte shkaktuar ne Golem, kurse ne aksin Elbasan-Peqin u shenuan 2 te plagosur. Policia nisi hetimet per shkaktaret e aksidenteve, mes te cileve dhe drejtuesi i autoambulances.

Lac

Perpjekja per ta derguar sa me shpejte ne Tirane foshnjen e sapolindur, ka sjelle edhe tragjedine. Si pasoje e shpejtesise se madhe ne udhetim te autoambulances, me qellim per te parakaluar, ka shkaktuar perplasjen me pasoja te renda. Te afermit e femijes kane perfunduar te lenduar ne Spitalin Ushtarak, kurse foshnja nuk mundi te mbijetoje. Ngjarja ka ndodhur ne oren 11:30 te dites se djeshme, ne superstraden Lac-Fushe-Kruje. Autombulanca me traga DI 3732 A, qe ishte nisur nga spitali i Dibres per ne spitalin e pediatrise ne Tirane, eshte perplasur me dy autovetura "Benz", me targa LA 4707 A dhe tjetra tip "Opel", me targa LE 7714 A, ne afersi te kryqezimit te Patokut. Burime zyrtare te policise thane se i mituri S. T., i lindur kater dite me pare, ka humbur jeten. Ndersa jane plagosur gjyshja e femijes, 55-vjecarja Teuta Topuzi, si dhe infermierja e spitalit te Dibres, 40-vjecarja Fatmira Manreka. Po keshtu te lenduar kane mbetur 60-vjecari Abduhrraman Celiku, 56-vjecarja Lule Celiku, 20-vjecari Taulant Celiku, te aferm te femijes se sapolindur. Ambulanca drejtohej nga ana e 45-vjecarit Guri Lala, qe u more nen hetim. Dy mjetet e tjera drejtoheshin nga 32-vjecari Sokol Ndreka, nga Durresi dhe 34-vjecari Dritan Meklesvani, nga Shengjini, qe u shoqeruan ne komisariat, deri ne perfundim te hetimeve.

Kavaje

Aksidenti i dyte ka ndodhur rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem ne aksin Plepa-Kavaje, ne vendin e quajtur stacioni i trenit, Golem. Eksperte te policise, te cilet kane mberritur ne vendngjarje, konstatuan se automjeti tip furgon me targa te Kavajes, eshte perplasur me nje "Benz" me targa te Tiranes. Per pasoje ka mbetur i vdekur ne vend drejtuesi i automjetit "Benz", Selman Mici, 44 vjec, si dhe ka marre plage te lehta drejtuesi i furgonit, 31-vjecari Qerim Xhelezi. Drejtuesi i furgonit eshte ndaluar nga policia per t'u marre ne pyetje, kurse si shkak dyshohet te jete bere shpejtesia e madhe dhe shkelja e rregullave te qarkullimit.

Elbasan

Pas arrestimit te nje prej drejtuesve te mjeteve qe shkaktoi aksidentin e te dieles, me dy te vdekur ne aksin Elbasan-Peqin, diten e djeshme jane shenuar edhe dy ngjarje te tjera, fatmiresisht me te lenduar. Policia nisi procedimin penal ndaj Bujar Veselit, me banim ne Recan, pasi duke udhetuar me motorin tip "Honda", me targe TR 3325 F, ne kete aks, ne afersi te fshatit Bishqem, ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga duke pesuar demtime te renda ne trup. Nje tjeter aksident me motor eshte regjistruar dje ne aksin Gjocaj-Peqin, ku D. B., 36 vjec, ka humbur kontrollin dhe pasi ka dale nga rruga eshte perplasur disa here ne arat aty prane.

A.B/E.A./F.S.

Te vdekur

S. T., lindur 4 dite me pare

Selman Mici, 44-vjec

Te plagosurit

Abduhrraman Celiku, 60 vjec

Lule Celiku, 56 vjec

Taulant Celiku, 20 vjec

Teuta Topuzi, 55 vjec

Fatmira Manreka, 40 vjec

Bujar Veseli, 36-vjec

D. B., 36-vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›