Fier, 24-vjeçares i "humbet" identiteti
Një emigrante nga fshati Drizë e Fierit nuk mund të martohet në Greqi, sepse në Shqipëri është zhdukur çdo dokument që vërteton ekzistencën e saj. Ajo thotë se quhet Kristina Sabedini dhe ka lindur më 31 gusht të vitit 1985, por ligjërisht ajo nuk ka as emër as datëlindje.
Historia e Kristinës ka elementë të shumë historive të tjera shqiptare që lidhen me dokumentet, por në këtë rast të gjitha të këqijat janë mbledhur bashkë dhe vajza 24-vjeçare ka mbetur fare pa identitet.
Gjithçka është zbuluar dy muaj më parë, kur ajo ka dashur të pajiset me pasaportë. Vajza e lindur në fshatin Drizë i është drejtuar gjendjes civile të Komunës Qendër për të marrë certifikatë lindjeje, por punonjësja e gjendjes civile i ka komunikuar se nuk e kishte emrin në regjistër. E alarmuar, së bashku me të ëmën, vajza e cila prej vitesh jeton në Greqi, i është drejtuar zyrës së përgjithshme të gjendjes civile në Fier, ku ka marrë të njëjtën përgjigje. Zgjidhja e vetme që ajo shpreson mbetet gjykata, por edhe aty, megjithëse ka zhvilluar tri seanca gjyqësore ende nuk i është njohur identiteti.
Në bazë të dokumenteve që Kristina Sabedini ka depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier mësohet se 24-vjeçarja ka lindur më datën 31 gusht të vitit 1985 dhe është e bija e Fejzie dhe Bajram Sabedinit. Ky i fundit ka vdekur nga një aksident në punë në vitin 1989. Për shkak të ekonomisë së dobët nëna e Kristinës detyrohet që dy jetimeve t‘u lejojë vetëm arsimin 8-vjeçar. Në vitin 1996 ajo së bashku me dy vajzat emigroi në Greqi, ku punon dhe jeton aktualisht.
"Kur kam ikur në Greqi kam marrë nga një certifikatë të vajzave dhe një timen. Vetëm këto dokumente kam rezervuar që nga ajo kohë. Kur jam kthyer në muajin gusht të këtij viti për nxjerrjen e pasaportës së re për vajzat dhe për vete, nuk kam gjetur emrin e Kristinës në regjistrin e gjendjes civile. Ky është skandal", thotë e indinjuar Fejzia, përballë trupit gjykues.
Avokati Kristaq Profka thotë për "Shqip" se: "Vështirësia e regjistrimit të 24-vjeçares gjendet edhe në faktin se kartoteka e maternitetit të Fierit është djegur gjatë trazirave të viti 1997 dhe sot nuk gjendet asnjë dosje fëmijësh të lindur para këtij viti". Edhe në shkollën ku Kristina ka mësuar deri në klasën e pestë, nuk gjendet më asnjë dokument, pasi kjo shkollë është mbyllur prej më shumë se 15 vjetësh dhe dokumentet janë zhdukur.
Avokati mbrojtës, Kristaq Profka, tregon se dëshmia e vetme që ka mbetur për t‘i dhënë të drejtën e regjistrimit Kristina Sabedinit është një grua e cila ka lindur vajzën në të njëjtën ditë kur lindi Kristina. "Për këtë çështje dëshmon Aishe Alushi, banore e Fierit, e cila ka lindur të bijën më 31 gusht të vitit 1985, atëherë kur lindi dhe Kristina. Dublikata e certifikatës së lindjes nga materniteti ka qenë e pamundur të merret, pasi zyrtarisht institucioni në fjalë është përgjigjur se nuk disponon asnjë dosje fëmije e para ‘97-s në kartotekë, pasi janë djegur gjatë trazirave të këtij viti", tregon për "Shqip" avokati Kristaq Profka. Ndërkaq, 24-vjeçarja Kristina Sabedini dhe e ëma e saj, akuzojnë se kanë ndërhyrë në regjistrimin e gjendjes civile të familjes së tyre.
Në zyrat e gjendjes civile nuk kanë shpjegim për këtë rast. Punonjëset deklarojnë se hedhja e të dhënave në regjistrat e rinj mund të ketë shkaktuar këtë problem, që sot mund ta zgjidhë vetëm gjykata.