E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi dorëzon në Prokurori kallëzimin penal ndaj Spahiut

TIRANE - Kuvendi ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal ndaj ish-nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu.

Në padinë e dërguar në Prokurori bëhen të ditura përfundimet e raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar, ku kërkohet ndjekje penale ndaj ish- nënkryetarit të KLD-së për disa shkelje.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur për News24 se po verifikohet dosja e mbërritur nga Kuvendi, nëse ka elemente të kryerjes së veprës penale ose jo nga ana e Spahiut.

Pas kësaj, Prokuroria do të vendosë për hapjen e çështjes penale ndaj ish- nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu.

Sipas raportit 11 faqesh të komisionit, Spahiu ka devijuar nga institucioni Kushtetues duke u shfaqur në rolin e organizatorit të veprimtarive të Aleancës Kuq e Zi, ka shpërdoruar postin, ka trajtuar politikisht ligjin e Censusit dhe çështjen e ndryshimit të kombësisë, duke tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Raporti konstaton se ish-nënkryetari i KLD ka abuzuar me detyrën me vendimmarrjet në KLD dhe ka zvarritur çështje të organizmit gjyqësor. Raporti evidenton gjithashtu se Spahiu ka kryer 15 udhëtime jashtë shtetit me shpenzimet e institucionit.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera AK: Kallëzimi penal për Spahiun, qeveria i plotësoi kërkesën Athinës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›