Vrasja e 23-vjeçarit në Itali, vetëdorëzohen 2 shqiptarë: Ishte një incident
ITALI - Dy emigrantë shqiptarë, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Kleant Sulkja më 27 shkurt në Imola të Italisë, u vetëdorëzuan në polici.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Andi Feneraj dhe Artionil Binjakaj, të dy 25 vjeç, u dorëzuan në komisariatin e Castel Bolognese, të shoqëruar edhe nga njw avokat, ku deklaruan se vrasja e bashkëkombasit të tyre ishte aksidentale.
Sipas policisë, vrasja e 23-vjeçarit Kleant Sulkja është regjistruar nga kamerat e një farmacie në vendngjarje, Pamjet tregojnë se krimi ka ndodhur pas një sherri mes dy grupeve, të gjithë shqiptarë, të cilët rezultojnë të përfshirë në një rrjet trafiku droge dhe prostitucioni.
“Të akuzuarit jetojnë në Itali si klandestinë dhe lëvizin shpesh në të gjithë Europën. Jetojnë në apartamente të regjistruar me emra fals dhe nuk punojnë. Është e qartë se si i sigurojnë paratë.”- deklaroi komandanti i policisë së Ravenna-s, Guido De Masi.
Por sipas të akuzuarve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të rastit për motive banale, që lidhen me një femër. Ata pretendojnë se e kishin nxjerrë pistoletën thjesht për të frikësuar shokun e viktimës, që të mos ngacmonte më shoqen e tyre, por arma është shkrepur papritur dhe një plumb ka goditur fatalisht 23-vjeçarin.
(er.nu/BalkanWeb)