E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimet, shkarkohet kreu i Hipotekës

• Drejtuesi i Hipotekës së Tiranës bashkë me gjashtë vartës u shkarkuan dje nga detyra pas abuzimeve me mbivendosje pronash te mitmarrje.Fatos Mahmutaj Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë konfirmuan se kryeregjistruesi i Tiranës, Fadil Kaloshi ishte i pari që është shkarkuar nga detyra. Ai është pasuar dhe nga gjashtë vartës të tij, regjistrues të Hipotekës në Tiranë, të gjithë të gjetur me shkelje nga inspektorët. Kontrolli ka nisur në maj të vitit 2007 pasi qytetarë të shumtë ishin ankuar në Ministrinë e Drejtësisë për abuzimet e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Tiranë. Ministria urdhëroi një kontroll nga Sektori i Kontrollit Tekniko-Ligjor në zyrën qendrore të Hipotekave. Ekipi i kontrollit inspektoi të gjitha dosjet e pronave të institucionit gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të vitit të kaluar. Në fund, pas përgatitjes së konkluzioneve, specialistët e Sektorit të Kontrollit Tekniko-Ligjor, i propozuan ministrit Enkelejd Alibeaj të shkarkonte nga detyra kryeregjistruesin e Tiranës, Kaloshi dhe gjashtë vartës të tij. Pasi u njoh me konkluzionet e kontrollit, Alibeaj firmosi pasditen e djeshme shkarkimin regjistruesve. Denoncimi Motivi i shkarkimit të kryeregjistruesit Kaloshi dhe gjashtë vartësve të tij ishte kryerja e veprimeve të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës. Ndërsa, në raportin e përgatitur nga ekipi i kontrollit, është përcaktuar se zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer abuzime që kanë të bëjnë me mbivendosje pronash dhe korrupsion. Veç ministrit, një kopje e raportit bashkë me 4 kallëzime penale të qytetarëve të dëmtuar janë dërguar një Prokurorinë e Tiranës, ku mësohet se materialet shqyrtohen për të nisur procedimin penal për shtatë të shkarkuarit nga detyra, të cilët janë njohur pasditen e djeshme me vendimin e ministrit. Çështja Fadil Kaloshi qëndroi për rreth një vit në krye të Hipotekës së Tiranës. Ai zëvendësoi në këtë post kryeregjistruesen Mimoza Bozgo, fillimisht si i komanduar por më pas u emërua në këtë detyrë. Vetëm pak ditë më parë në Hipotekë, u prangosën tre regjistrues, së bashku me tre persona të tjerë, të akuzuar për abuzimin me një sipërfaqe rreth 14 mijë metër katrorë në Rrugën e Kavajës. Pas kësaj në Prokurori janë depozituar dhjetëra denoncime nga qytetarë të ndryshëm që pretendojnë se është abuzuar me pronat e tyre nga punonjës të Hipotekës. Burime të Ministrisë së Drejtësisë pohuan dje se tashmë prokurorët kanë marrë në dorë katër kallëzimet dhe po i shqyrtojnë ato paraprakisht. Ekipi i kontrollit të Hipotekave, po verifikon në zyrat e regjistrimit të pasurive në rrethe të tjera në bazë të denoncimeve të bëra nga qytetarët në ministri apo në zyrën qendrore të Regjistrimit të Pasurive. 1 vitështë koha që kryeregjistruesi Fadil Kaloshi, drejtoi ZRPP-në e kryeqytetit. Ai zëvendësi në këtë post Mimoza Bozgon.4 denoncimekanë mbërritur në Prokurori nga qytetarë që pretendojnë se punonjës të Hipotekës kanë kryer shkelje me pronate tyre

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›