E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 8 persona plagosen në aksident

 

FIER - Tetë persona u plagosën në një aksident që u shënua mesditën e djeshme në rrugën nacionale Fier-Seman. Dy makina, një veturë tip "Benz" dhe një furgon u përplasën mes tyre, duke sjellë lëndimin e udhëtarëve të saj. Mësohet se katër prej të plagosurve ndodheshin në një makinë me targë të Fierit dhe katër persona të tjerë në furgonin me targë të Elbasanit. Sipas burimeve të policisë së Fierit, dy makinat, pas goditjes së fortë kanë përfunduar njëra në kanalin që ndodhet buzë rrugës kryesore, ndërsa tjetra në anën tjetër të rrugës. Nga të dhënat e para rezulton se një prej makinave po dilte me shpejtësi nga një rrugë dytësore për në atë kryesore, çka ka sjellë dhe goditjen e makinës tjetër. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Fierit, ku pas marrjes së mjekimit janë jashtë rreziku për jetën. Udhëtarët në furgon ndodheshin në këtë zonë për një gëzim familjar. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›