E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karburantet, rritet sasia e zhdoganuar

04/08/2009  Për 5 muajt e parë

Sasia e karburanteve të zhdoganuara është rritur ndjeshëm në 5 muajt e parë të këtij viti. Këtë e konfirmojnë të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sipas të cilave gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti u zhdoganuan 156 550 tonë karburante. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sasinë e të ardhurave prej zhdoganimit të këtij malli. Shkak ka qenë ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, e krahasuar kjo me një vit më parë. Sipas të njëjtin burim, të ardhurat në Buxhetin e Shtetit për këtë periudhë nga zhdoganimi i karburanteve llogariten 8 557 milionë lekë, kurse gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2008 u zhdoganuan 151 215 tonë karburante dhe të ardhurat rezultuan 10 205 milionë lekë. Ekspertëve të doganave theksojnë se diferenca në të ardhurat shpjegohet kryesisht me rënien e çmimeve në bursat ndërkombëtare. Ministria e Financave prej disa muajsh po zbaton një sistem të ri ligjor për akcizën e karburanteve. Ligji parashikon fiksimin e akcizës në 37 lekë/litër, ndërkohë që sistemi i mëparshëm parashikonte luhatjen e akcizës në kufijtë 25 deri në 37 lekë/litër. Kjo masë synon të vendosë në kushte të barabarta akcizën për naftën e importit me atë vendase pas privatizimit të kompanisë “ARMO”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›