Fier CEZ gjobe shkolles 20 mije kilovat

Në qytetin e Fierit pas penalizimit të qytetarëve me fatura tepër të larta të energjisë elektrike së fundi janë institucionet ato që faturohen me shifra marramendëse. Kështu shkolla nëntëvjecare "Mark Dashi" edhe pse është paguese e rregullt e faturave të energjisë, ka marrë një faturë që sipas CEZ në të janë shkruar kilovatët e palexuar për arsye teknike, me plot 20.000 kilovat energji që duhet paguar nga shkolla sipas CEZ.
"Ne muaj për muaj kemi bërë likujdimet në bazë të faturave. Sapo konstatuam këtë faturë që përbën një sasi energjie që është shumë herë mbi ato minimalet, menjëherë i bëmë kërkesë CEZ të Fierit. Bashkia do e hedhë në gjyq CEZ për zgjidhje definitive të këtij problemi", thotë drejtoresha e shkollës.
Ndërmarrja e shërbimeve komunale është institucioni tjetër shtetëror pagues i rregullt i energjisë që në ditët e fundit të vitit 2010 ka marrë një gjobë me 3 milion lekë të vjetra me justifikimin se janë dëmtuar matësit, celsat e të cilëve i kanë faturuesit e CEZ e jo ndërmarrja komunale.
"Kanë dy ditë që na kontrollojnë për prishjen e vulosjes së tyre. Unë nuk jam i interesuar të prish vulosjen. Kur ishim pa matësa ne paguanim 24 milionë lekë të vjetra, kur u vendosën matësat kaluam në 12 milionë, atëherë a kam interes unë të prish matësin. Kishin vënë një gjobë 3 milionë lekë, në fund të vitit të kaluar. Këtu ka institucione të tjera që nuk kishin sahate. Në vend tu vinin atyre gjoba e kishin vënë te ndërmarrja komunale gjobën. Megjithatë unë do ti drejtohem gjykatës dhe institucioneve të tjera", thotë Edmond Leka, drejtor i NSHK, Fier.
Faturimet jashtë cdo kufiri të mundëshëm janë vetëm njëri problem që po rëndon shumë në ekonominë e konsumatorëve por edhe të institucioneve së fundi, pasi edhe në ditët e fundit të vitit 2010 dhe në ditët e para të vitit 2011 qarku i Fierit është përballur me mungesa të gjata të energjisë elektrike.
Aleksandër Nushi