Hapen kutite e 28 qershorit. Asgjesohen ne Farke fletet e votimit

Digjen fletët e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, zgjedhjet parlamentare aq shumë të kontestuara. Ndryshe nga ç’pritej, nuk ka qenë Sharra vendi i asgjësimit të tyre, por bregu i lumit Erzen, më saktësisht, vendi i njohur si Ura e Farkës. Ka qenë ora 13:30 e së premtes kur në një prej gropave të riciklimit të inerteve, të përdorura shpesh dhe për asgjësimin e materialeve kontrabandë, ka nisur djegia e fletëve të votimit.
• Ndahen materialet nga fletët e votimit
• KQZ, listat në arkivën e shtetit
Grupi i xhirimit të televizionit Alsat ndoqi nga afër zbatimin e vendimit e 29 dhjetorit të KQZ-së për boshatisjen e kutive dhe djegien e fletëve. Vetëm 3 orë pas nisi puna në magazinat e Lundrës, njëri nga kamionët e ushtrisë të vënë në dispozicion të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, u ngarkua me thasët plastikë të mbushur me fletët e votimit, për t’i transportuar më pas në vendin e asgjësimit.
Janë dy kamionët e ushtrisë, të ngarkuar për transportin e fletëve që mbajtën peng politikën për më shumë se 1 vit e gjysmë. Kjo do të jetë rruga e tyre e përditshme për dy muajt e ardhshëm, kohë kjo e përcaktuar për asgjësimin total të materialeve të përdorura në 2009-n.
Elona Gjylmi/Jul Kasapi Azhornuar së fundi ( e premte , 07 janar 2011 )