Muzeu i bashkejeteses fetare Rama prezanton projektin

Muzeu kombëtar i Tiranës, do të ketë një pamje të re. Projekti-ide është prezantuar nga kryetari i bashkisë Edi Rama, i cili u shpreh se në këtë objekt do të jenë tre pjesë kryesore, ekspozita e Tiranës, ekspozite e bashkëjetesës fetare, dhe ekspoziten e dhunës antifetare. Gjate fjalës se tij, Rama tha se muzeu duhet te ketë një pamje të re, ndryshe, nga muzetë e tjera në vend, të cilat janë ndikuar nga regjimi totalitar.
"Për nga mënyra se si ne e shohim dhe për nga natyra e tij është një krijesë krejt e vecantë, është një muze që i mungon kryeqytetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por që pa dyshim kërkon një qasje dhe një realizim inovativ në raport me traditën tonë të muzeve", tha Edi Rama, kryetar i bashkise.
Gjatë këtij debati te hapur për prezantimin historianët kane shfaqur edhe rezerva. Pëllumb Xhufi, u shpreh se muzeu nuk duhet te përmbajë vetëm bashkejetesën fetare, por duhet te këtë një qasje laike.
"Në këtë muze qasja laike të ishte ajo që mbetet, madje rreptësisht laike, sepse një vend me disa besime sic jemi ne është vërtetuar dhe historikisht që qasja laike është qasja më e drejtë", thotë historiani Pëllumb Xhufi.
Muzeu i ri eshte konceptuar qe te mos jetë i mbyllur, por te ketë edhe ambiente te jashtëme ekspozimi, kopësht skulpturash, si dhe ambiente te tjera. Siperfaqja e tij eshte 13 mije e 200 metra katrore.
Edlira Sulejmani