E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli PS platforme antiintegrimi

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se është kundër integrimit të Shqipërisë.Në analizën 1-vjetore te punës së Kuvendit, Topalli e cilesoi atë si histori suksesi me miratimin e buxhetit per 2011 ndersa nuk la pa sulmuar edhe opozitën. Sipas saj gjatë 2010-ës opozita ka pasur si platformë të saj antiintegrimin e vendit në Bashkimin Europian.

"Ai kurrë ska dashur integrimin, transparencën. Ka dashur vetëm alibinë e humbjes dhe ka dashur ta përdorë që vizat të mos merreshin. Unë uroj që muajt e ardhshëm të përqëndrohen më shumë te diskutimet mbi ligjet, mbi ekonominë, mbi taksat, mbi arsimin. Por ata skanë platformë. Kanë vetëm një platformë, platformë antiintegrim.  Platformë antiintegrim e zotit Rama, jo e deputetëve", tha Topalli.

Me tej ajo ka kritikuar opozitën per mungesat e shumta ne parlament, ku si pasoje mjaft reforma nuk moren Konsensus per miratim. "Një vit e gjysëm nuk kemi patur opozitë, jo vetëm se skam pasur votë kundra, po votë pro ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Nuk e tërheq dot me dhunë që të vijnë, të lejojë deputetët që të votojnë. Po unë i ftoj deputetët e opozitës të votojnë 'jo', cdo ligji që ata nuk janë dakord. Por e kanë për detyrë për ta votuar", vijoi Topalli.

Gjate bilancit te 2010 Topalli u ndal dhe tek miratimi i nje sere ligjesh te rendesishme per vendin, si ai i ceshtjeve sociale dhe sigurimeve shendetesore ndersa theksoi se Kuvendi ka dhënë një kontribut të vecantë në hartimin e përgjigjeve për pyetësorin e Komisionit Evropian dhe levizjen e lire te qytetareve shqiptare.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›