KQZ hap kutite. Ndahen materialet nga fletet e votimit

Kërkesa kryesore e opozitës prej 1 viti e gjysëm, “Hap kutitë” u bë realitet mëngjesin e 7 janarit. Por ndryshe nga ajo që përplasi politikën që nga 28 qershori i 2009-s, madje prodhoi dhe një grevë urie, kutitë u hapën për të asgjësuar përmbajtjen e tyre.
Në ambientet e magazinave të rezerves së shtetit, në orën 9:00 të mëgjesit, 8 instruktorët e KQZ- së dhanë direktivat finale për punëtorët që do t’i kthejnë të përdorshme kutitë për 8 majin.
Deri në javën e parë të marsit, magazina duhet të jetë bosh. Sipas llogarive të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet që në ditë të boshatisen të paktën 100. Asgjësimi i materialeve të 28 qershorit prodhoi për 1 viti gjysëm konflikt politik. Ndërkohë që vendimi u morr vetëm në 29 dhjetor 2010 pas dështimit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 07 janar 2011 )