Tirane/ Aksident afer Rinasit, nje vdes, tjetri plagoset
Aksident i rende me pasoje vdekjen e nje te riu dhe plagosjen e nje tjetri, ka ndodhur mengjesin e djeshem ne kryqezimin e Vores, Tirane. Megjithese u dergua ne Spitalin Ushtarak me urgjence, nuk arriti te mbijetonte si pasoje e plageve 18-vjecari Harri Lleshi. Burime policore thane se motori me te cilin udhetonte viktima dhe shoku i tij, Leonik Doda, 21-vjec, eshte perplasur me nje trajler ne aksin Fushe-Kruje-Vore. Mjeti udhetonte ne drejtim te Durresit dhe ne shpejtesi e siper eshte perplasur me mjetin e tonazhit te rende. Leonik Doda eshte plagosur rende dhe u dergua ne spital, ku gjendet nen mjekim. Policia tha se shkak i aksidentit ka qene shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor.