E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier; Gëlltit 3 kokrra fostoksinë, vetëhelmohet nëna e 2 fëmijëve

Vdes nëna e dy fëmijëve, ndërkohë që pjesa tjetër e familjes dhe të afërmit ishin në ceremoninë mortore të vjehrrës së saj. Gruaja 45-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vëtëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Hekal të Mallakastrës, në Ballsh. Sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se viktima është shtetasja Zydie Iljazi, nënë e dy fëmijëve. “Gruaja ka gjetur vdekjen pasi kishte gëlltitur 3 kokrra fostoksinë, në kohën që ka qenë e vetme në shtëpi”, - thonë burimet policore. Ndërkohë, sipas familjarëve, gruaja i ka dhënë fund jetës, ndërkohë që gjithë të tjerët kanë qenë në varreza, sepse ishin për ceremoninë e vjehrrës së saj. Kur kanë mbërritur në shtëpi gjithë të tjerët, e kanë gjetur gruan përtokë në gjendje shumë të rëndë. “Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal, por gjendja e saj ka qenë shumë e rëndë dhe ka ndërruar jetë pas 30 minutash nga mbërritja”, - thanë burimet spitalore. Policia, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, është duke hetuar për shkaqet që e detyruar gruan t’i japë fund jetës. Në pyetje do të merren familjarët, të cilët aktualisht nuk dinë të thonë pse 45-vjeçarja u vetëhelmua.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›