Patrulla e Përgjithshme, emrat e kandidatëve pjesëmarrës
Pas fazës së pranimit të aplikimeve të kandidatëve të rinj që dëshirojnë të ndjekin Akademinë e Policisë për “Patrullën e Përgjithshme”, të 1241 konkurrentët duhet të paraqiten më datë 8 gusht për të dhënë provimin me shkrim.
Përmes një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit ka bërë me dije një ditë më parë se provimi do të zhvillohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë, ndërkohë që mësohet se procesi i aplikimit ka përfunduar që në 30 gusht, proces i cili kishte filluar me datë 17 korrik. Sipas të dhënave, gjatë këtij procesi, përveç 1.049 kandidatëve, të cilët kishin aplikuar më parë, u regjistruan dhe 192 kandidatë të tjerë.
Kandidatët duhet të paraqiten në drejtoritë e policisë në qarqe, ku kanë bërë regjistrimin për të marrë kodin e aplikimit, i cili do të përdoret si numër identifikimi gjatë procesit të konkurrimit. Listat me kodin e aplikimit do të afishohen pranë të gjitha drejtorive të policisë. Sipas njoftimit, kandidatët duhet të paraqiten në orën 07:00 të datës 8 gusht dhe duhet të kenë me vete fletën e pranimit në testin me shkrim, dokument i cili u është dhënë secilit prej tyre nga zyrat e personelit të drejtorive të policisë në qarqe.
Përcaktimi i kandidatëve fitues do të bëhet brenda ditës në prani të kandidatëve. Korrigjimi i testit do të realizohet me skaner.
Policia e Shtetit ka kujtuar gjithashtu se 5 kandidatët fitues të testit me shkrim të zhvilluar në datën 10 korrik 2008 nuk do t’i nënshtrohen këtij testimi, pasi janë të kualifikuar. Këta kandidatë do të paraqiten në fazat e tjera të konkurrimit. Këta 5 kandidatë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim vetëm nëse ata vetë janë të interesuar të përmirësojnë rezultatin e pikëve me shkrim të arritur me datë 10 korrik.
Lista e plotë me kodin e aplikimit të çdo konkurrenti ndodhet dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme në adresën www.moi.gov.al/policia.