E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelozia, polici vret gruan dhe veten me pistoletën e shërbimit



“Viktimat po grindeshin me zë të lartë kur burri papritur nxori dhe qëlloi me pistoletë gruan në kokë, më pas dhe veten”. Në këtë mënyrë, dëshmitarë të shumtë pranë stacionit të autobusit në Porcelan kanë treguar për policinë skenën e krimit makabër që i mori jetën Anila Lazes, 34 vjeçe dhe 45-vjeçarit Hazir Sallahu, punonjës policie në seksionin e objekteve, pranë komisariatit të policisë nr. 2 Tiranë. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 15:55 të pasdites së djeshme në lagjen periferike “Porcelan”, pranë ish-Artistikes dhe afër kompleksit “Gjura”, pak metra larg stacionit të autobusit urban në kryeqytet, kur efektivi i policisë ka qëlluar me plumb në kokë të renë me të cilën bashkëjetonte që prej dy vitesh në një apartament me qera. Në vendngjarje, policia ka administruar pesë gëzhoja si prova materiale. Ndërkohë, bashkë me familjarë dhe dëshmitarë të tragjedisë, policia ka dërguar në morg Hazir Sallahun dhe bashkëshorten e tij. Hetuesit thanë se dyshimet e para bien mbi një konflikt të ashpërsuar, nën motive të xhelozisë. E ndjera, sipas të dhënave të para, ishte bashkëjetuesja e tij prej dy vjetësh në një apartament në Tiranë. Me profesion rrobaqepëse, gruaja e re ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas goditjes me armë në kokë.

Ngjarja

Vret gruan që bashkëjetonte dhe më pas, me të njëjtën armë, ka shtënë dhe ndaj vetes. Hazir Sallahu, 45 vjeç, efektiv në seksionin e objekteve, pranë komisariatit të policisë nr. 2, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, ka qëlluar me armën organike të shërbimit 34-vjeçaren Anila Laze, lindur në Skrapar e banuese në Tiranë, me profesion rrobaqepëse, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas të dhënave zyrtare të policisë së kryeqytetit, me marrjen e informacionit pas një telefonate, strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku aktualisht po kryejnë të gjitha veprimet hetimore e procedurale, për këtë ngjarje të rëndë. Sipas ndërtimit të ngjarjes nga ekspertët e kriminalistikës, policia tha se vrasja ka ndodhur pas një grindjeje të ashpër mes palëve, çka vërtetohet edhe nga dëshmitarët okularë në vend,

Motivi

“Ne besojmë se krimi i dyfishtë erdhi pas një grindjeje të ashpër midis tyre, gjë e cila vërtetohet edhe nga dëshmitarët okularë në vend ngjarje”, - janë shprehur burimet e policisë në vendngjarje. Sipas tyre, krimi i rëndë brenda familjes mendohet të ketë ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindjeje të çastit përmes tyre ku konkretisht dyshohet për arsye xhelozie. Megjithatë, grupi i posaçëm hetimor ka kryer të gjitha veprimet hetimore në vendngjarje, këqyrjen e vendit, të viktimave, grumbullimin dhe marrjen e provave materiale në vendngjarje, ku u gjetën 5 copë gëzhoja pistolete. Sipas policisë, po punohet intensivisht për zbardhjen tërësisht të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje në bashkëpunim me prokurorinë.

Dëshmitë

Pas ngjarjes, dëshmitarë të shumtë në vend kanë treguar se “viktimat po grindeshin me zë të lartë mes tyre aty pranë stacionit të autobusit dhe burri papritur u pa se po mbante në dorë një pistoletë me të cilën e kërcënoi për pak çaste gruan dhe menjëherë më pas e qëlloi në kokë duke e hedhur në tokë të vdekur”. Sipas tyre, vetëm pak çaste pas vrasjes së Anilës, Haziri i ka drejtuar vetes pistoletën dhe i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë me të njëjtën armë që qëlloi dhe bashkëjetuesen e tij.

Shifra

5 gëzhoja janë sekuestruar në vendngjarje nga policia e Tiranës

2 vjet kishin që bashkëjetonin në një apartament me qera viktimat

Viktimat

Hazir Sallahu, 45 vjeç, punonjës policie në seksionin e objekteve, pranë komisariatit të policisë nr. 2 Tiranë

Anila Laze, 34 vjeçe, punonjëse në një rrobaqepësi në kryeqytet

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›