E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përrenjas; Tenton t’i japë fund jetës 50-vjeçarja, hidhet nga ballkoni

Një 50-vjeçare ka tentuar dje t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Përrenjasit, ku disa dëshmitarë që panë skenën e aktit vetëvrasës, lajmëruan urgjencën, e cila menjëherë transportoi gruan për në spitalin kirurgjikal të Elbasanit. Mjekët e spitalit janë duke kuruar gruan, e cila për shkak të hedhjes nga lartësia, i janë shkaktuar fraktura dhe dëmtime të rënda, të cilat e bëjnë tepër të rënduar gjendjen e saj shëndetësore. Sipas burimeve zyrtare policore, shkak për këtë akt vetëvrasës është bërë gjendja e rënduar psikologjike e gruas. Policia ka marrë në pyetje për zbardhjen e këtij rasti familjarë dhe të afërm të saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›