Fiton lirinë, Italia i detyrohet shqiptarit 200 mijë euro
Tri vite burg të kryera me pa të drejtë, por pafajësia e dhënë nga gjykata i ka kushtuar plot 200 mijë euro shtetit italian. Gjithçka, pasi një emigrant shqiptar, Florenc Seferi, 23 vjeç, është çliruar nga çdo akuzë kriminale dhe tashmë duhet të dëmshpërblehet. Lajmi ka pushtuar kronikat e lajmeve fqinje një ditë më parë, megjithëse problemi i vetëm tashmë qëndron në faktin se Seferi ndodhet pa dokumente në Itali dhe sipas ligjeve në fuqi, për të përfituar dëmshpërblimin duhet të jesh i pajisur me “permesso di soggiorno” ose të jesh nënshtetas italian. Çështja në fjalë nuk është lënë jashtë vëmendjes të agjencisë së lajmeve “espresso.repubblica.it”, ku në një shkrim të gazetares Gabriella de Matteis thuhet se kërkesa e shpagimit për dënimin e padrejtë shkaktuar shqiptarit ndodhet në tavolinën e Gjykatës së Apelit. Veç kësaj, një tjetër po me protagonist një shqiptar do të depozitohet së shpejti në gjykatë.
Në fakt, bëhet fjalë për dy klandestinë, dy të rinj shqiptarë, të akuzuar për vrasjen e Giuseppe Lacalamitas, të dënuar me vendim përfundimtar.
Florenc Seferi, 23 vjeç, është i pari që i ka kërkuar zyrtarisht shtetit shpjegim për kryerjen me pa të drejtë më shumë se tre vjet burg, i dyshuar për vrasje, gjatë një tentative grabitjeje në 23 shtator të vitit 2003 në zonën e Modugnos. I dënuar në shkallën e parë me 23 vjet burgim, pasi u konsiderua si autori kryesor i krimit, shqiptari do ta hidhet çështjen në Gjykatën e Kasacionit. Çështjen e ka ndjekur një avokat nga Piemonte për të kërkuar shpagim nga shteti. Megjithatë, një çështje e ngjashme është dhe ajo e 31-vjeçarit Indrit Tusha, dhe ky i arrestuar për vrasjen e Giuseppe Lacalamitas, por që Gjykata e Lartë njohu si të pafajshëm.
Për rastin është prononcuar dhe Gjykata e Apelit, ku për të dy rastet mbizotëron pafajësia. Çdo histori është e ndryshme, por përgjithësisht gjykatësit e Barit përcaktojnë 250 euro dëm për çdo ditë që shqiptarët kanë kaluar padrejtësisht në burg. Sipas De Matteis, për dy rastet e mësipërme, shteti italian i detyrohet tashmë 200 mijë euro vetëm njërit prej tyre, por kjo të paktën në letra. Pasi, që një klandestin të përfitojë shumën e parave të vendosur nga gjykata, nuk është e thjeshtë. Pas vendimit të shkallës së dytë, Florenc Seferi dhe Indrit Tusha, janë liruar menjëherë, por fatkeqësisht kanë marrë dhe paralajmërimin për riatdhesim. Megjithatë, në Shqipëri ata shprehen se nuk do të kthehen.
Megjithatë, “espresso.repubblica.it” shkruan se rasti i Florenc Seferit është emblematik. Para se të arrestohej për vrasjen e Giuseppe Lacalamitas, i riu, në prill të vitit 2002, kishte përfunduar në burg nën akuzën e një grabitjeje të kryer në periferi të provincës së Modugnos. I dënuar në shkallën e parë me një vit e tetë muaj burgim, ai përsëri e kaloi çështjen në shkallën e dytë. Në atë kohë, çështjen e mori në dorë avokati Romualdo Errico dhe pas disa seancave ata fituan lirinë me motivacionin dënim i padrejtë. Për pesë muaj me radhë, duke pritur në banesën e tij pas vendimit të gjykatës, shqiptari nuk mundi asnjëherë të marrë 15 mijë eurot që përfitoi dhe që në fakt as sot e kësaj dite pret t’i marrë. E gjithë kjo, pasi Florenc Seferi nuk është një nënshtetas italian dhe nuk ka një kod fiskal. Ai ka hyrë në Itali në mënyrë klandestine dhe për këtë, derisa nuk do të ketë ndonjëherë “permesso di soggiorno”, nuk do të mund të marrë jo vetëm 15 mijë eurot e përfituara nga ditët e burgut të bërë padrejtësisht, por as shumën prej 200 mijë eurosh që pritet të vendoset nga Gjykata e Apelit.
Shifra
250 euro kanë përcaktuar gjykatësit e Barit si kompensim për çdo ditë burg
15 euro ka ende pa marrë Florenc Seferi që në vitin 2002 pasi nuk ka dokumente italiane