E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngatërruan fëmijën në maternitet, vret me sëpatë kunatin



Ka qëlluar për vdekje me sëpatë në sy të fëmijëve kunatin e tij, ndërsa ka tentuar të vrasë edhe djalin 10-vjeçar, por është ndaluar në momentet e fundit nga familjarët e tjerë. Gjithçka pasi Shefki Lika, një 40-vjeçar nga fshati Cerenec i Bulqizës, dyshonte se djali 10 vjeç i vëllait të gruas së tij ishte fëmija i tij. Kjo, pasi nga një ngatërresë e bërë enkas që në maternitet fëmijën e kishte marrë kunati i tij, Vladimir Lica, 50 vjeç. Megjithëse një gjë e tillë nuk është provuar asnjëherë, konflikti mes dy familjeve ka arritur kulmin kur në orën 23:30 të mbrëmjes së të martës, Lika ka shkuar në shtëpinë e 50-vjeçarit Lica dhe e ka qëlluar me një sëpatë.

Goditja ka qenë fatale duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme kunatit të tij, ndërkohë që autori ka tentuar më pas të qëllojë edhe djalin 10-vjeçar që pretendonte se ishte i tiji. Për fat të mirë, ka qenë ndërhyrja e familjareve të tjerë të familjes që kanë evituar një tjetër gjakderdhje në shtëpi. Gjithçka është konfirmuar një ditë më parë nga të dhëna të policisë lokale, e cila ka arrestuar autorin e ngjarjes në banesë. Policia tha se Shefki Lika nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit, ndërkohë që për motivet e vrasjes ekspertët kanë përcaktuar dyshimet që kishte autori i ngjarjes se djalin ia kishte marrë kunati i tij që në lindje gjatë një ngatërrese në maternitet.

Ngjarja

Vret me sëpatë vëllain e gruas për shkak se pretendonte se fëmijët e tyre ishin ndërruar në maternitet që kur kishin lindur. Krimi brenda familjes këtë herë ka trondit fshatin Cerenec të Bulqizës, kur Shefki Lika ka goditur për vdekje vëllain e bashkëshortes së tij, 50-vjeçarin Vladimir Lica. Me sa duket, konflikti mes dy familjeve kishte arritur kulmin kur në mesnatë Shefki Lika ka shkuar i armatosur në shtëpinë e kunatit të tij dhe e ka qëlluar. Ndonëse pjesëtarët e tjerë të familjes e kanë transportuar për në spital, goditja ka qenë fatale dhe Lica nuk i ka shpëtuar dot vdekjes.

Pas kësaj, nga të dhënat e familjarëve në polici mësohet se autori i është vërsulur për të qëlluar edhe djalin e vogël të cilin pretendonte se ishte i tiji, por fatmirësisht ka qenë ndërhyrja e banorëve të tjerë që ka shmangur gjakderdhjen tjetër. Pas kësaj, mësohet se Shefki Lika ka qëndruar i mbyllur në shtëpinë e kunatit të tij deri në ardhjen e forcave të rendit të cilët u lajmëruan nga pjesëtarët e tjerë të familjes.

Sipas policisë, autori nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit dhe se e ka pranuar vrasjen me motivin se kunati i kishte ndërruar enkas djalin në maternitet me vajzën e tij.

Dëshmia

Pas shoqërimit në komisariatin e policisë së Bulqizës, autori i krimit Shefki Lika u ka pohuar hetuesve se ishte ai që kishte vrarë të kunatin pasi dhjetë vjet më parë Vladimiri kishte ndërruar enkas dy fëmijët në maternitet. sipas të dhënave policore, Lika ka thënë se djali 10-vjeçar që jetonte në shtëpinë e vëllait të bashkëshortes së tij, ishte fëmija i tij, ndërsa vajza në shtëpinë e tyre i përkiste kunatit të tij.

Sipas autorit, ka qenë një ngatërresë e qëllimtë e kunatit të tij, meqenëse fëmija i tij ishte vajzë. Ndërkohë, për të sqaruar versionin e 40-vjeçarit, policia ka shoqëruar në komisariat edhe pjesëtarët e tjerë të familjes si dhe gratë e dy palëve. Sipas hetimeve paraprake rezultojnë se pretendimi i autorit të vrasjes nuk qëndrojnë, megjithëse policia ka thënë se është duke hetuar ngjarjen.

Shifra

10 vjeç, ishte djali që Shefki Lika pretendonte se ishte i tiji dhe se ia kishin ndërruar që në maternitet

2 familjet nuk kanë provuar kurrë se fëmijët janë ndërruar në maternitet

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›