E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, Islami: reformat në Armo dhe Albpetrol antiligjore

Kastriot Islami ka zhvilluar një konferencë për shtyp lidhur me reformat që janë bërë në Armo dhe Albertrol . Sipas tij kjo reformë është antiligjore dhe ka sjellë një dëm të prej 40 milion dollarë arkës së shtetit. Jo vetëm kaq tha zoti Islami kjo reforme e cilësuara prej tij si antiligjore ka prekur rëndë buxhetin e familjeve me pagën një vit. Sipas tij kriteret mbi të cilat është  tentuar të krijohet nga kjo reformë  janë abuzive e arbitrare, partiake dhe qesharake hartuar sipas tij nga injorantë të Armos dhe Albetrolit. Nga kjo reformë ka thënë më tej zoti Islami ka patur  dëme ekonomike për shtetin dhe familjet e mbi 5000 banorëve, e cila ka krijuar tensione të mëdha sociale  në qarqet Fier, Berat dhe Vlorë. Janë gjithsej 1796 punëtore të dalë në asistencë të cilat kohet e fundit janë ngritur ne protesta deri edhe ne greve urie .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›