Policia dhe sfidat strategjike te diversitetit

Nis në Tiranë kursi i trajnimit për oficerë të lartë të policisë mbi diversitetin strategjik. Kursin e trajnimit e përshëndetën kreu i OSBE-së në Tiranë, zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Trajnimi organizohet në kuadër të objektivave strategjikë për rritjen e numrit të punonjësve femra në Policinë e Shtetit, në një kohë kur ato përbëjnë gati 9.5 përqind të krejt efektivave të Policisë dhe vetëm 6 përqind prej tyre kryejnë funksione të mirëfillta policore me grada.
Trajnimit të oficerëve të lartë të policisë ka si qëllim jo vetëm shtimin e pranimit të femrave në Polici, por edhe përfshirjen e tyre në detyra dhe karrierë të njëjtë si kolegët meshkuj.