E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec/ Arrestohen 3 persona per armembajtje pa leje

Strukturat e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë të mundur sot pasdite arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosje serioze” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, në bashkëpunim”, i shtetasve Bashkim Istref Myrtezai, 27 vjeç, Arben Dine Zerellari, 42 vjeç.dhe Marjus Arben Zerellari, 20 vjeç, të tre banues në fshatin Çërrave të rrethit Pogradec.

Sipas burimeve të policisë, arrestimi i shtetasve të mësipërm është bërë pasi paraditen e së enjtes ndaj tyre bëri kallëzim shtetasi me iniciale M.M, 55 vjeç, banues në fshatin Buçimas të Pogradecit, i cili deklaron se të tre këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, në një periudhë kohore prej dy javesh e kanosnin seriozisht për jetën me anë të një arme automatik.

Gjate kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre shtetasve u gjenden dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale arma e zjarrit automatik model 56, kaliber 7.62 mm, si dhe një sasi prej 1300 copë fisheke model 56, kalibër 7.62 mm, ndërsa materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për ndjekje të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›