E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier-Seman, makina aksidenton rëndë dy fëmijë

Fier-Një makinë ka përplasur dy fëmijë që po kalonin autosradën Fier-Seman. Ata janë jashtë rrezikur për jetën por kanë marrë plagë mjaft të rënda dhe i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin e Fierit.

Ngjarja ndodhi sot në mesditë, kur automjeti me targa të Fierit goditi, Edison Sejdian 14-vjeç dhe Arjan Gegen 11-vjeç. Dy djemtë nga fshati Radostinë e Fierit kanë qenë duke kaluar rrugën kur pësuan aksidentin. Mësohet se drejtuesi i mjetit i ka shoqëruar në spital. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për shkaqet që çuan në aksidentin e dy fëmijëve, ndërsa nuk publikon emrin e shoferit që shkaktoi aksindetin.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se aktualisht dy pacientët janë shtruar në repartin e Reaminacionit, ku njëri prej tyre është dëmtuar më rëndë, me fraktura në trup. “Njëri nga të aksidentuarit e paraqitur sot hyri në sallën e operacionit”, tha mjeku.

Ky është aksidenti i dytë brenda 24-orëve në qytetin e Fierit. Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fier-Roskovec, u shënua nje aksident me pasoje një të vdekur dhe dy të plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›