E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, ish ministri i Punës akuzohet për korrupsion

Prokurorët rumunë akuzuan sot ish-ministrin e Punës për korrupsion, ndërkohë që vendi ballkanik po përpiqet t'i tregojë Brukselit se është mjaft serioz përsa i përket luftës kundër korrupsionit.

Paul Pacuraru humbi postin ministerial në kabinetin liberal të ish-kryeministrit Calin Tariceannu vitin e kaluar pasi presidenti i vendit e pezulloi nga detyra për t'u hetuar për akuza kriminale.

Prokurorët e luftës kundër korrupsionit thanë se kishin filluar hetimet për Pacurarun pas dyshimeve se ky i fundit i kishte ofruar kompanisë së ndërtimit të djalit të tij kontrata shtetërore.

Pacuraru i ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se rasti në fjalë ishte rezultat i luftës politike mes Tariceanut dhe presidentit Traian Basescu në prag të zgjedhjeve parlamentare të 30 nëntorit të kaluar. (atsh)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›