Banoret e Kurbinit kunder Uzines se Petezimit
Lac- Pese shoqata mjedisore dhe sindikata te punetoreve, padisin autoritetet vendore dhe KRRTSH-ne per ngritjen e Uzines se Petezimit nga firma "Al-Celik-Vega". Kerkesa eshte depozituar ne Gjykaten e Shkalles se Pare Kurbin dhe shkak eshte bere miratimi i kerkeses per ngritjen e objektit, duke shkelur te drejtat e qytetareve dhe rrezikuar jetet e tyre nepermjet ndotjes qe do shkaktoje uzina. Lajmi konfirmohet nga vete shoqatat mjedisore qe akuzojne edhe Ministrine e Bujqesise, ndersa kerkojne pavlefshmerine e aktit administrativ te lejes se ndertimit. Kjo leje eshte miratuar edhe nga bashkia e Lacit. Padia sipas tyre eshte bazuar ne nenin 116 te Kodit te Procedures Administrative dhe nenit 324 te Kodit te Procedures Civile. "Uzina cenon interesat ambientaliste dhe mjedisore te zones ku po ndertohet dhe interesat e disa familjeve ne fshatin Lac", thuhet ne padine e bere me firmat e qytetareve.
A.B.
A.B.