E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti merrej me tregti, qytetaret nuk i dekonspiruan

Ne qytetin e gurte, komuniteti hebre ishte i perqendruar ne lagjen Varosh. Sipas dokumenteve historike, pjesetaret e tij merreshin kryesisht me tregti dhe komunikonin ne menyre te herepashershme me Janinen. "Disa prej banesave te gurta te Varoshit u pershtaten nga familjet hebreje, te cilat u vendosen ne to", thote historiani Qirjaqi. Pjesetaret e ketyre familjeve u bene pjese e levizjes intelektuale, gazetarise, tregtise, prodhimeve dhe shpikjeve ne Gjirokaster. Nderkohe gjate Luftes se Dyte Boterore dhe Holokaustit asnje pjesetar i ketij komuniteti nuk do te ndeshkohej si shkak i dekonspirimit te familjeve gjirokastrite. Komuniteti i banoreve do te ruante dhe mbronte publikimin e origjines se tyre duke i shpetuar keshtu nga shfarosja.

Nderkohe pas viteve 90-te, disa prej familjeve gjirokastrite, kryesisht te lagjes "Varosh", do te udhetonin ne drejtim te Izraelit, per te rivendosur kontaktet me perfaqesues te komunitetit hebre, i cili kishte jetuar ne qytetin e gurte para vitit 1944. "Komuniteti hebre vazhdon te ngelet nje kujtim i kendshem per gjirokastritet", thote historiani Vladimir Qirjaqi, ne lidhje me marredheniet mes vendasve dhe te huajve. Edhe Denisa Kofina shprehet se sipas rrefimeve te gjyshit te saj, dy komunitetet shkonin mire me njeri-tjetrin dhe gjendeshin per cdo problem. "Fale ketyre marredhenieve te krijuara, paraardhesit e mi shpetuan nga perndjekja e gjermaneve", kujton ajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›