"Kur hebrejte beheshin shqiptare"
Vajza e nje izraeliti rrefen se si mbijetoi familja e saj dhe komuniteti me ndihmen e gjirokastriteve
Gjirokaster- Perndjekja hebrenjve nga nazistet gjermane do te shtrihej gjate Luftes se Dyte Boterore deri ne qytetin e Gjirokastres. Por fale ndihmes per fshehjen e tyre ne lagjet karakteristike te qytetit dhe mbrojtja nga banoret, beri qe asnje prej familjeve te mos zbulohej dhe te vuante tmerrin e Holokaustit. Denisa Kofina, trashegimtarja e nje familje hebreje, e cila jeton ne lagjen "Palorto", thote se, "populli izraelit gjithmone do t'i jete mirenjohes komunitetit gjirokastrite, te cilet mbrojten dhe strehuan te paret e tyre". Por ky qytet nuk eshte i vetmi qe mbrojti hebrejte nga nazistet, pasi mbeshtetje u dha edhe ne zonat e Myzeqese apo Beratit.
"Nga kujtimet e tim gjyshi, mbaj mend se ai gjithmone na thoshte se ne ato dite te veshtira gjirokastritet hapen dyert per ta, madje i ndihmuan jo vetem nga ana njerezore, por edhe nepermjet dokumentacionit zyrtar", rrefen Denisa per gazeten "KJ". Drejtuesit e atyre viteve ne qytetin e gurte, pa asnje hezitim ndihmuan hebrenjte e qytetit qe te fshihnin identitetin, duke konvertuar emrin dhe fene ne menyre qe ata te ishin njesoj me banoret e tjere te qytetit. "E kunderta ndodhi me disa te afermit e mi ne Greqi, qe u dekonspiruan nga vendasit dhe me pas vuajten Holokaustin", kujton Denisa.
Gjate ketyre diteve historianet kane nxjerre ne drite fakte te reja te cilat flasin per marredheniet e mira qe kane ekzistuar mes popullsise vendase dhe komunitetit hebre ne qytetin e gurte. Ky kontribut eshte permendur edhe gjate vizitave qe perfaqesues te Izraelit kane realizuar ne Gjirokaster, ku mes te tjerash kane falenderuar komunitetin per mbeshtetjen e dhene ndaj bashkatdhetareve te tyre gjate Luftes se Dyte Boterore. Historianet shkruajne ne librat e tyre se edhe me perpara Luftes se Dyte Boterore, ne Gjirokaster ka ekzistuar nje komunitet hebre, i cili eshte perfshire ne zhvillimet e ndryshme historike te qytetit.
"Me dokumentet qe disponojme, mund te themi se komuniteti hebre ne qytet ka nje vjetersi 400-500 vjecare", thote historiani Vladimir Qirjaqi. Sipas tij, ne historine e vet, Gjirokastra ka nje prezence shume interesante te komuniteti hebre. "Mesa duket, vijon Qirjaqi, lidhjet jane shume te hershme, pasi ne arkivat tona del edhe nje varreze e tyre, nderkohe qe ne dokumentet e kishes dalin disa urdhra apo leje varrimi". Por e faktuar me dokumente te drejtperdrejta historia e komunitetit hebre ne Gjirokaster fillon ne vitet e fundit te Perandorise Turke. "Gjyshi im tregonte se ishin vendosur ne Gjirokaster para Luftes se Dyte Boterore", tregon Denisa per kete pjese.
"Hebrejte, te perfshire dhe ne jeten politike"
Historianet vecojne faktin qe komuniteti cifut, familjet tregtare, u bene misionare te ideve te Revolucionit Borgjez Francez. "Ne kete kuader deshiroj te vecoj faktin se qendra historike dhe kulturore perreth Obeliskut, ne aktivitetin e saj perfshiu edhe perfaqesues te komunitetit hebre", thote historiani Qirjaqi. Sipas tij, ne thelb keto grupime ishin shoqata politike dhe ne te gjitha keto grupime ka pasur nga nje perfaqesues te familjeve cifute, c'ka na ben te tregojme qe komuniteti hebre i Gjirokastres ka pasur nje inspirim te drejtperdrejte ne veprimtarine e tyre. "Ata jane perfshire plotesisht ne jeten politike dhe social-shoqerore", perfundon historiani.
Blerim Kore