Fier, aksidentohet kalimtarja, në kërkim autori

Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar ditën e sotme në Fier, ndërsa një automjet ka përplasur një kalimtare të rastit.
Sipas uniformave blu, mësohet se në këtë aksident ka marrë plagë të rënda shtetasja Sefete Bregasi, e cila menjëherë është dërguar për në Spitalin Ushtarak, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Policia është vënë në kërkim të autorit , ndërsa mësohet se menjehere është larguar nga vendgjarja, pa lënë asnjë gjurmë.