Tiranë, ekstradohet nga Italia, vrau një person në 1995

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana ka eksrtraduar ditën e djeshme nga Italia, një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë bëhet me dije, se personi i kërkuar është shtetasi Armand Aqif Saraçi, 36 vjeç, lindur në Lushnjë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e ka dënuar shtetasin Saraçi, me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me dashje".
Shtetasi Armand Saraçi është shpallur fajtor pasi më datë 19.07.1995, në Lushnjë, në vendin e quajtur "Plastmasi", pas një grindjeje të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Altin Veliu, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.